Protestë e zbehtë e punëtorëve për 1 maj në Prishtinë

Një maji, është shënuar me një protestë të puntorëve në Prishtinë. Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, ka kërkuar që paga në sektorin privat të rritet në 600 euro, marrëveshje kolektive, sigurime shëndetësore dhe Gjykata e punës.
Në një protestë të organizuar nga kjo sindikatë, kryetari i saj Jusuf Azemi tha se nëse nuk do të rriten pagat deri me 1 shtator atëherë sektori privat do të bojkotojë punën.
Azemi tha se institucionet shtetërore në vend, punëtorët e sektorit privat i kanë trajtuar si skllevër.
“Edhe sot kemi punëtorë ku paguhen me 232 euro”, tha Azemi.
Por protestës e cila po mbahet në sheshin e kryeqytetit i janë përgjigjur vetëm një numër i vogël i punëtorëve. Megjithë paknaqësitë e shprehura me kushtet e punës, puntorët kosovarë dhe këtë ditë kanë preferuar të pushojnë e festojnë, duke mos iu përgjigjur në masë të madhe thirrjes për protestë.


“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.
