75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Me mbështetjen e Qeverisë, kemi pavarësuar dhe fuqizuar gjyqësorin

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se me mbështetjen e qeverisë kanë arritur të pavarësojnë dhe fuqizojnë gjyqësorin.

“Është e qartë se me mbështetjen e Qeverisë, kemi treguar përkushtim, vullnet për fuqizimin e gjyqësorit dhe pavarësimit të këtij institucioni të pavarur” ka thënë Tahiri, raporton Indeksonline.

Tahiri thotë se krahas rritjes së buxhetit për prokuror e gjykatës, kanë rregulluar edhe infrastrukturën e nevojshme që ky profesion të ushtrohet në mënyrë të pavarur dhe të jetë profesional./Indeksonline/