Mainzi siguron garat e UEFA-s, spektakël në ndeshjen e fundit të sezonit

Skuadra e Mainzit ka siguruar garat e UEFA-s për sezonin e ri, pasi barazoi 2:2 me Leverkusenin në ndeshjen e fundit të sezonit.
Me barazim, Mainz e mbyll edicionin 2024/25 në pozitën e gjashtë që dërgon direkt në UEFA Conference League, shkruan Indeksonline
Pas humbjes së Leipzig ndaj Stuttgartit, ia mundësoi Mainzit të vazhdoj në garat e UEFA-s.
Kujtojmë që trajneri spanjoll Xabi Alonso nga Leverkuseni largohet me barazim./Indeksonline/
