Malisheva pëson ndaj Suharekës, rrezikon Europën

Malisheva ka pësuar humbje ndaj Suharekës me shifrat 1:2 në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Indeksonline
Me këtë humbje ata kanë rrezikuar kështu edhe vendin e tretë, që çon në garat e UEFA-s.
Malisheva mbetet në pozitën e tretë me 52 pikë, vetëm dy më shumë se vendi i katër, Gjilani (50) që barazoi 0:0 ndaj Dritës.
Skuadra e Bekim Isufit ndeshjen e fundit e luan ndaj Prishtinës, kurse Gjilani ndaj Ferizaj./Indeksonline/