Malisheva drejt Europës, po fiton ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Malishevës është duke fituar 0:2 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit në Superligë.
Golin e parë e shënoi futbollisti i Prishtinës (autogol), Diar Halili, shkruan Indeksonline
Kurse të dytin për 0:2 e shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 31’të.
Me fitore të mundshme, Malisheva e siguron UEFA Conference League për sezonin 2025/26./Indeksonline./