Pesë arsyet se pse Yerry Mina nuk ka debutuar ende me Barcelonën
Yerry Mina nuk ka patur ende rastin që të debutoi me Barcelonën. 20 ditë pas transferimit befasues të tij, mbrojtësi kolumbian ende nuk e ka përjetuar asnjë minut loje me skuadrën katalonase. Mediat spanjolle i kanë përmendur pesë arsye se pse Mina ende nuk ka patur shansin për lojë.
1.Mina vjen në La Liga nga kampionati brazilian me një stil të lojës krejt ndryshe nga evropianët.
2.Valverde beson se kalendari nuk është i përshtatshëm që Mina të jetë në fushë pasi që Barca ka patur fitore të vështirë në javët e fundit.
3.Valverde ende nuk është bindur me aftësitë e Minas. Trajneri spanjoll pret më shumë nga ai në ndeshjet e ardhshme.
4.Partnerët Pique-Umtiti janë të padiskutueshëm në mbrojtje dhe se i duhet më shumë përshtatshmëri me njërin nga këta dy.
5.Valverde i ka thënë lojtarit se duhet ta pres me qetësi momentin e debutimit duke mos i përmendur datë as ndeshje se kur mund të ndodhë kjo./Indeksonline/