Ministri Sefaj dhe deputeti Tahiri pjesë e takimit në Hajvali (Foto)
Kabineti qeveritar , Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli e shumë të tjerë u mblodhën sonte në Hajvali.
Madje sipas informacioneve të Indeksonline ky takim është joformal dhe nikoqir i organizimit ishte zv/kryeministri, Behgjet Pacolli.
Ndërkohë është pikërisht deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri i cili ka publikuar një fotografi nga ky takim, ku ka thënë se është në mesin e miqve teksa afër tij shihet Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Ndërkohë disa media raportuan se sonte diskutohet edhe për çështjen e Demarkacionit dhe se është gjetur pajtueshmëri gjë kjo e cila është demantuar nga këshilltari i kryeministri të Ramush Hardinajt, Avni Arifi./Indeksonline/