75 Mall Live Search
09:36 / E Martë, 19 Gusht 2025 / S Z

Një 23-vjeçar ra në kontakt me rrymën, policia arreston pronarin e kompanisë

Është arrestuar pronari i kompanisë në të cilën një 23-vjeçar gjatë ditës së djeshme teksa ishte duke punuar ra në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ishte alivanosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK.

Fillimisht viktimës ndihma mjekësor i ishte dhënë në Qendrën Emergjente të Gjilanit.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt te kompanisë kishte ardhur në kontakt fizik me rrymën dhe ishte alivanosur. Ndihma mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/