Ankandi i nëntë i letrave me vlerë mbahet më 28 gusht

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 28 gusht 2025 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2025.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 10-vjeçar në shumën prej 15 milionë eurosh.
Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.