75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi takon Walkerin, thotë se Kosova ka shumë miq në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Thaçi gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar edhe mikun e Kosovës, William Walker, transmeton Indeksonline. Për këtë, presidenti ka shkruar edhe në Facebook.

Ja postimi i Thaçit:

Në SHBA, Kosova ka shumë miq. Është kënaqësi të bisedosh për të arriturat dhe aspiratat e shtetit të Kosovës me njerëzit që e kanë në zemër dhe punojnë për të, siç është z.William Walker.

Në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e kujtojmë me mirënjohjen më të thellë angazhimin e tij për Kosovën, si në vitin 1999, ashtu edhe sot. HTH

Temat: