Havolli ia kujton Thaçit: Dy marrëveshjet që i përmende, janë të arritura të Qeverisë “Mustafa”
Ish-shefi i kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa ka komentuar thirrjen e presidentit Hashim Thaçi drejtuar miqve ndërkombëtarë për 10 vjetorin e pavarësisë.
Ai ka thënë se dy marrëveshjet, nënshkrimi i MSA-së dhe ftesa për bashkëpunim të avancuar me NATO-n janë dy të arritura të Qeverisë “Mustafa”, përcjellë Indeksonline.
“Po më pëlqen ftesa e Presidentit dërguar miqve ndërkombëtar për 10 vjetorin e Kosovës. ku përmend edhe dy të arritura specifike: 1) nënshkrimin e MSA-së dhe 2) ftesën për bashkëpunim të avancuar me NATO. Po besoj se s’ka nevojë për rikujtim, që të dyja janë realizuar nga serioziteti i qeverisjes së Isa Mustafës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/