16:14 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky person emërohet zv/guvernator i BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar Sokol Havolli, zëvendësguvernator të Bankës Qendrore.

Bordi po ashtu ka miratuar rregulloren për sistemin e pagesave ndërbankare, pasqyrat financiare për tremujorin e parë të vitit 2018.

Sipas një komunikate, Bordi i Bankës Qendrore, gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv./Indeksonline/