Dyche rikthehet në Premierligë, i bashkohet Nottinghamit

Sean Dyche rikthehet në Premierligë pas 9 muajsh.
Anglezi, mori detyrën e trajnerit të Nottingham Forestit pas shkarkimit të Ange Postecoglout të shtunën.
Për Dyche, është skuadra e tretë në Premierligë pas Burnleyt dhe Evertonit.
Në stafin e tij do t’i bashkohet edhe legjendat e klubit si Ian Woan dhe Steve Stone, ku i cili nënshkroi kontratën dyvjeçare.
Dyche, do të menaxhojë ndeshjen e tij të parë me Nottinghamin dhe të parën e tij në Evropë, atë ndaj Portos të enjten në Europa League./IndeksOnline/