”Dramë” në Prizren, Bashkimi fiton përballjen ndaj skuadrës italiane
Skuadra e Bashkimit ka shqnuar fitoren e dytë në FIBA Europe Cup.
Nënkampioni i Kosovës, një atmosferë të jashtëzakonshme në “Sezai Surroi” dhe në një sfidë shumë interesante dhe dramatike, fituan 77:76 ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana.
Kjo ishte fitorja e dytë për ”Arpagjikt” krahas edhe tre humbjeve, ku pikët vendimtare i shënoi Jeremiah Bailey.
TJ Bickerstaff e mbylli ndeshjen me 18 pikë e 13 kërcime, derisa Kyan Anderson me 17 pikë e gjashtë asistime.
Në ndeshjen e fundit, Bashkimi luan si mysafire e skuadrës franceze, Dijon./IndeksOnline/

