Lojërat Olimpike Dimërore: Dita e pestë (Foto)
Lojërat Olimpike Dimërore filluan më 9 shkurt dhe do të mbarojnë me 25 shkurt. Sot u zhvilluar dita e pestë e këtyre lojërave që po mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut.
Gjatë kësaj dite, debutoi edhe Përfaqësuesja e Kosovës me sportistin, Albin Tahiri, shkruan IndeksOnline.
Në sportin e “Alpine Skiing”, me medalje të artë doli garuesi austriak, Marcel Hirscher, me të argjendtë Alexis Pinturault dhe me të bronztë Victor Muffat-Jeandet.
– “Cross-Country Skiing” – femrat:
- Stina Nilsson (Suedi)
- Maiken Caspersen Falla (Norvegji)
- Yulia Beleryukova (sportiste ruse)
– “Cross-Country Skiing” – meshkujt:
- Johannes Hoesflot Klaebo (Norvegji)
- Federico Pellegrino (Itali)
- Alexander Bolshunov (sportist rus)
– “Curling”:
- Kanada, e artë
- Zvicra, e argjendtë
- Atletët Rusë, të bronztë
– “Luge” – femrat:
- Natalie Geisenberger (Gjermani)
- Dajana Eitberger (Gjermani)
- Alex Gough (Kanada)
– “Short Track Speed Skating” – femrat:
- Arianna Fontana (Itali)
- Yara van Kerkhof (Holandë)
- Kim Boutin (Kanada)
– “Snowboard” – femrat:
- Chloe Kim (Amerika)
- Liu Jiayu (Kina)
- Areille Gold (Amerika)
– “Speed Skating” – meshkujt 1.500m:
- Kjeld Nuis (Holandë)
- Patrick Roest (Holandë)
- Kim Min Seok (Korea Jugut).
Sa i përket tabelës së medaljeve, vazhdon kryesimi i Gjermanisë me 9 sosh (5 të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta). Në pozitën e dytë qëndron Holanda me 10 medalje (4 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta). Me më së shumti medalje të fituar është Norvegjia me 11, por që ka vetëm 3 të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta./IndeksOnline/