Manchester United po kërkon futbollistin e Tottenham
Manchester United është duke monitoruar situatën e Toby Aderwiereld të Tottenhamit, shkruan indeksonline.
28 vjeçarit i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën aktuale me Spurs dhe nuk po arrijnë marrëveshje për zgjatjen e saj.
Sipas raporteve në Angli, thuhet se Hose Mourinho është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin belg gjatë afatit kalimtar të verës.
Aderwiereld është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2015, ku në 78 paraqitje ka shënuar pesë gola. /IndeksOnline/