75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / S Z

Burim Ramadani i kthehet garës politike, në listë edhe një doktor dhe ish-deputetja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar kandidatët e saj nga komuna e Suharekës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke rikthyer në garë emra të njohur të skenës politike .

Në mesin e kandidatëve është edhe Burim Ramadani, i cili i është rikthyer garës për deputet.

Pjesë e listës është edhe ish-deputetja Albana Bytyçi, e cila synon rikthimin në Kuvend .

Ndërkohë, AAK ka nominuar edhe doktor Refki Bytyçin kandidat për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen me 28 dhjetor./Indeksonline./