Neymar një “ujk” i moçëm, ylli brazilian shënon hat-trik
Skuadra e Santosit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Juventude, në ndeshjen e vlefshme për Serie A në Brazil.
Tri gola në këtë përballje i shënoi Neymar Jr, shkruan Indeksonline
Neymar shënoi hat-trik pas një kohe shumë, shumë të gjatë.
Herën e fundit, kur lojtari brazilian shënonte hat-trik ishte viti 2022 me fanellën e PSG-së.
Kujtojmë që 33-vjeçari ditë më parë deklaroi se dëshiron të luajë në Kupën e Botës 2026 dhe vetëm në këtë mënyrë mund të bije në sytë e Carlo Ancelottit./Indeksonline/

