Arrestohet një shqiptar në Itali, kapet me kaq kg drogë në makinë
Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptar, pasi është kapur me drogë.
Siç bëhet e ditur nga mediat e vendit fqinj, i arrestuar është Rinard Xhaxhia, pasi në makinë që drejtohej nga ai është gjetur 105 kg drogë.
Policia i është vënë pas shqiptarit në Sheshin Verdi’ në Bolonja dhe pasi e ka kapur, ka zbuluar se në maminë e tij kishte një sasi të madhe droge.
Nga hetimet e para të policisë, dyshohet se shqiptari ishte furnizuesi kryesor i qytetit të Bolonjas, ndërsa pas arrestimin në shtëpinë e tij i janë gjetur sasia prej 5.400 eurosh kesh.