75 Mall Live Search
16:26 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / F.R

Punëtori harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në Obiliq.

Sipas njoftimit të Komunës, në shkollën “Pandeli Sotiri”, një punëtor përgjegjës ka harruar të lëshojë ngrohjen, me ç’rast ka qenë e detyrueshme të ndërpritet procesi mësimor për shkak të të ftohtit.

“Për këtë situatë Drejtoria e Arsimit në komunë është njoftuar me vonesë. Institucioni ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor nē ditët nē vijim. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.