Java e 18-të në Superligë/ Dy ndeshje do të zhvillohen sot
Sot do të nis java e 18-të në “Albi Mall Superliga”.
Ajo do të nis me dy ndeshje, këto të cilat premtojnë spektakël.
Ferizaji, e pret skuadrën e Llapit ku të dyja do të luftojnë për të arritur fitoren.

Ndërsa vëmendja do të jetë te ndeshja Prishtina-Drenica, me “Tokin” që synon fitoren e tij të parë në rikthimin e tij te kryeqytetasit.
Të dyja këto ndeshje zhvillohen në të njëjtën kohë, në orën 13:00./IndeksOnline/

