75 Mall Live Search
10:47 / E Enjte, 29 Janar 2026 / AR

Aktorja “çmend” rrjetin me paraqitjen e saj

Halle Berry ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe fansave me një paraqitje mahnitëse në premierën e filmit “Crime 101”, e mbajtur në Londër.

Aktorja fituese e çmimit “Oscar” u shfaq në tapetin e kuq me një kostum të zi elegant, të kombinuar me një fund maxi të gjatë, i zbukuruar me gurë të çmuar që shkëlqenin nën dritat e kamerave, duke krijuar një pamje luksoze dhe tepër sofistikuar.

Stili i saj i guximshëm, por njëkohësisht klasik, konfirmoi edhe një herë statusin e saj si ikonë mode në HollywoodImage

Në këtë ngjarje të rëndësishme, Halle Berry iu bashkua edhe bashkë-yllit të saj Chris Hemsworth, i cili u shfaq po aq elegant, duke tërhequr interes të madh nga të pranishmit dhe mediat ndërkombëtare. Dyshja pozoi së bashku për fotografët, duke shtuar pritshmëritë për filmin e ri që po ngjall kuriozitet të madh te publiku.

Premiera londineze e “Crime 101” u shndërrua në një event glamuroz të showbizit, ku vëmendja ishte e përqendruar jo vetëm te filmi, por edhe te paraqitjet mbresëlënëse në tapetin e kuq.

Image