75 Mall Live Search
17:25 / E Premte, 30 Janar 2026 / Gj Sh

Prishtina e mbyll me barazim fazën përgatitore, në Turqi

Prishtina e ka mbyllur fazën përgatitore në Antalya të Turiqsë.

Bardhekaltërit sot kanë zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore, ku u përball me ekipin ukrainas, FC Kolos Kovalivka, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja u mbyll me barazim 1-1, derisa golin për skuadrën e Prishtinës e shënoi futbollisti, Ardian Muja.

Gjatë kësaj periudhe, Prishtina zhvilloi katër ndeshje miqësore, duke regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Po ashtu, Prishtina në Antalya zhvilloi edhe finalen e Superkupës së Kosovës, ku u mposht nga Drita. /IndeksOnline/