Neymar i “vë në gjumë” kundërshtarët, ky është super driblimi (Video)
Neymar JR po vazhdon me paraqitje fantastike te skuadra e Paris Saint Germain.
222 milionëshi mbrëmë shënoi vetëm një herë, në fitoren e thellë të PSG-së 5 me 2 kundër Strasbourg.
Në minutat e fundit të ndeshjes, ish-lojtari i Barcelonës, e merr topin nga mesi i fushës dhe fillon të driblojë si të ishte duke luajtur me fëmijë.
Nëse ylli brazilian do të ketë suksese te skuadra franceze, atëherë Topi i Artë shumë lehtë mund të përfundojë në duart e tij./IndeksOnline/