75 Mall Live Search
16:15 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se shteti i Kosovës ka përmbushur kërkesën e njerëzve të vet për liri.

Haradinaj ndër të tjerash ka thënë shteti i Kosovës po e përmbush përcaktimin për një jetë të përbashkët për të gjithë qytetarëve, pa dallim, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Shteti i Kosovës e ka përmbushur kërkesën e njerëzve të vet për liri dhe po e përmbush përcaktimin për një jetë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të tij, pa dallim, që Kosovën e shohin si shtëpi të tyre!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj!

RH