Pas divorcit, Jessica Alba “arratiset” në Miami, shfaqet në super formë në plazh
Ylli i Hollywood-it, Jessica Alba, u shfaq në Miami Beach duke shijuar pushimet në plazh në bikini, vetëm pak ditë pasi divorcimi i saj nga producenti Cash Warren u finalizua në mënyrë zyrtare, raporton TMZ, transmeton IndeksOnline.
Fotografitë e publikuara tregojnë aktoren 44-vjeçare në një bikini me ngjyrë të zezë e të bardhë, teksa relaksohet në rërën e njohur të Florida-s, duke tërhequr vëmendjen me formën e saj të jashtëzakonshme.
Kjo ishte paraqitja e saj e parë publike pas konfirmimit se divorcimi me Warren ishte përfunduar, pas një martese 16-vjeçare dhe një procesi që ka zgjatur rreth dy vjet.
Në momentin kur u publikua lajmi i ndarjes së tyre, burimet theksuan se divorcimi ishte shumë i qetë dhe pa konflikte, me fokus të përbashkët te kujdesi për fëmijët e tyre, të cilët i kanë tre: Honor Marie, Haven Garner dhe Hayes.
Ndërkohë, Alba duket se po e shijon këtë periudhë të re të jetës së saj me stil një reset solo në plazhet e Miamit, larg reflektorëve të divorcit dhe me një energji relaksuese që ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave të showbizz-it./IndeksOnline/

