75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / MSH1

Digjet një shtëpi në “Rrugën B”, policia jep detaje mbi zjarrin

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur në “Rrugën B”, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, hetuesit po merren me rastin, teksa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në “Rrugën B”, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, deklaroi Enis Pllana, për IndeksOnlinen./IndeksOnline/