Asensio në Bundesliga?
Marco Asensio është i pakënaqur me Realin e Madridit. Ai pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit veror.
Asensio i cili ka afro 20 paraqitje – kryesisht nga banka rezervë, po kërkohet me ngulmë nga gjigantët e futbollit europian.
22-vjeçari shumë lehtë mund të përfundoj në Bundesliga, te klubi i Bayern Munchen. Spanjolli te kampionët gjerman shihet si zëvendësues ideal i Riberyt apo Robbenit, të cilët janë afër pensionimit.
Poashtu për Asension të interesuar janë edhe klub tjera: Arsenal, Liverpool, Juventus dhe Chelsea.
Kontrata e tij skadon në vitin 2023, po për një shifër prej 60 apo 70 milionë euro është në gjendje të largohet nga Spanja./IndeksOnline/