Miqësore/ Sadiku debuton me Levanten, dhuron një asist (Video)
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ka debutuar me ekipin e ri spanjoll, Levante.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë u largua nga Legia Warsawa dhe u transferua në La Liga gjatë mini-afatit të janarit, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse mungoi në tri ndeshjet e kaluara, Sadiku tani ka bërë paraqitjen e parë me ekipin spanjoll.
Levante u takua për një miqësore me ekipin rus, Ufa. Ndeshja përfundoi 1 me 1, ndërsa Sadiku bëri një asistim te goli i shënuar nga Roger.
Sadiku me shumë gjasa pritet ta bëjë debutimin e parë në La Liga, më 26 shkurt kundër Betisit./IndeksOnline/
¡Así ha sido el #LevanteUD 1-1 @UfaFc! pic.twitter.com/0yT0jZXpPH
— Levante UD (@LevanteUD) February 21, 2018