75 Mall Live Search
12:44 / E Shtunë, 28 Mars 2026 / Gj Sh

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores historike 4-3 ndaj Sllovakisë.

”Dardanët” nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur përgatitjet për ndeshjen finale të play-offit për kualifikim në Kupën e Botës, ndaj Turqisë, shkruan IndeksOnline.

Nën urdhërat e selektorit Franco Foda, futbollistët e Kosovës sot kanë zhvilluar stërvitje në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet të marten me 31 mars, nga ora 20:45, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ku interesimi për ta parë këtë ndeshje është tejet i madh./IndeksOnline/