Përfundon seanca, avokati mbrojtës i aktivistëve të Vetëvendosjes pret aktgjykim lirues
Ka përfunduar seanca gjyqësore për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët akuzohen për terrorizëm.
Avokati mbrojtës, Ramiz Kelmendi në rastin e të akuzuarve për sulmin në Kuvendin e Kosovës është deklaruar pas përfundimit të seancës gjyqësor në Gjykatën e Apelit ku ka thënë se sot Apeli është marrë me shqyrtimin e ankesave të mbrojtësve.
Me këtë rast avokati mbrojtës, Ramiz Krasniqi është shprehur se duke marrë parasysh një kolegj profesional është i bindur se do të ketë një aktgjykim lirues sepse sipas tij aktgjykimi i shkallës së parë nuk mbështet në asnjë provë, shkruan Indeksonline.
“Të gjitha prova fajësuese. Gjyqtari një herë thotë se janë prova shfajësuese teksa të akuzuarit i shpallë fajtor. Prandaj mendoj se i vetmi vendim i drejtë dhe i ligjshëm është një aktgjykim lirues pasi aktgjykime te shkallës së parë është keq të mbeten në analet e gjyqësorit kosovar”,ka thënë Krasniqi./Indeksonline/