Zyrtare: Abazi rikthehet te Ferizaj
Arsim Abazi është emëruar sërish trajner i skuadrës së Ferizaj.
Klubi ka theksuar se ky vendim vjen pas një periudhe sfiduese dhe me synimin për të sjellë stabilitet dhe ambicie më të mëdha në vazhdim të sezonit, shkruan Indeksonline
Abazi ishte te Dianmo, por u shkarkua ditë më parë dhe tani ndërron klub, por jo qytet!
Rikthimi i Abazit shihet si një hap i rëndësishëm, duke pasur parasysh njohjen e tij të thellë me ambientin e klubit, filozofinë e lojës dhe lidhjen e veçantë me qytetin e Ferizajt./Indeksonline/

