75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Hoti: Mos të nis seanca pa konsensus në mes partive

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka propozuar që mos të fillojë seanca pa konsensus në mes subjekteve politike se si do të ecin tutje.

“Kjo është temë shumë e rëndësishme, nuk duhet të fillojë seancën pa u arritur konsensusi se si të lëvizim përpara, nuk kemi hy në sallë për ta rrëzuar këtë marrëveshje por jemi për ta votuar këtë marrëveshje, për t’i hapur rrugë pastaj korrigjimit të mundshme në përputhje me deklaratën e dy presidentëve”, tha ai, duke shtuar se duke pas parasysh këtë, grupi parlamentar i LDK-së do të votojë kundër shmangies së procedurave për shqyrtim të shpejt të projektligjit, derisa nuk ka marrëveshje se si do të procedohet.

Temat: