Shpërthen BBC, Reali shkatërron Alavesin [Video]
Real Madrid ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Alavesin.
Në këtë takim të dominuar nga vendasit goli i parë erdhi në minutën e 44, me anë të Cristiano Ronaldos.
Pjesa e parë e u mbyll me rezultat 1-0.
Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë shënoi Gareth Bale.
Ronaldo nuk u ndal me vetëm një gol, pasi shënoi për 3-0 në minutën e 61-të.
Golin e katërt dhe të fundit të takimit e shënoi Karim Benzema nga pika e bardhë, lojtar ky i cili asistoi në dy golat e parë për shokët e tij. /IndeksOnline/