Xhaka uron Arsenalin dhe Artetan me një mesazh special
Granit Xhaka i është gëzuar suksesit të Arsenalit, si kampion i ri i Anglisë.
Futbollisti me preardhje nga Kosova, përmes një postimi në Instagram, ka bërë një urim special, në veçanti për trajnerin Mikael Arteta, shkruan IndeksOnline.
”Një ekip i jashtëzakonshëm, lojtarë të mëdhenj dhe një klub që nuk reshti kurrë së besuari. Por e gjithë kjo është falë teje, Mikel.
Të gjithë atyre që dyshuan te ti: jepini këtij njeriu dhe këtij trajneri respektin që e meriton.
Urime Mikel Artetës dhe gjithë familjes së Arsenalit! ”, ka shkruar granit Xhaka./IndeksOnline/


