Konfirmohet: Semedo pesë javë jashtë fushave
Lojtari i Barcelonës, Nelson Semedo ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e mbrëmshme kundër Gironas.
Futbollisti pritet t’i mungoj skuadrës së tij, afro pesë javësh, transmeton IndeksOnline.
Semedo luajti tërë ndeshjen i lënduar, kështu tha edhe trajneri Valverde pas ndeshjes.
“Nuk e dija se ai po luan i lënduar. Sigurisht se do ta zëvendësoja”, ka thënë trajneri i Barçës.
Semdo tani humb ndeshje të rëndësishme, përfshi edhe atë të kthimit në Ligën e Kampionëve, kundër Chelseat./IndeksOnline/