Hazrolli i LDK-së merr mbështetje të madhe në Korishë e Arbanë të Prizrenit
Gëzim Hazrolli i LDK-së ka zhvilluar takim me qytetarët e Korishës dhe Arbanës së Prizrenit.
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes u shpreh se energjia dhe përkrahja që po marrin këto ditë janë motiv shtesë për të vijuar angazhimin, transmeton IndeksOnline.
“Faleminderit të gjithëve për pritjen dhe diskutimet e hapura për temat që preokupojnë qytetarët tanë” deklaroi Hazrolli.
Ky është postimi i tij:
Takime të mira e bashkëbisedime shumë të vlefshme me qytetarë në Korishë dhe në lagjen Arbana të Prizrenit.
Energjia, mikpritja dhe përkrahja që po marrim çdo ditë janë motiv shtesë për të vazhduar angazhimin me përgjegjësi dhe përkushtim.
Faleminderit të gjithëve për pritjen dhe diskutimet e hapura për temat që preokupojnë qytetarët tanë.

