75 Mall Live Search
19:48 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / MSH1

Zemaj, Kurtit: Të ka humbë rruga, si fleta e programit, më mirë të humbësh ti se e ardhmja e të rinjve

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, i ka çuar një porosi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Duke i bërë thirrje që të mos i shpenzojë taksat e qytetarëve për fushatë elektorale, nga Strellci, Zemaj bëri thirrje të mos rrënohet e ardhmja e rinisë.

“E di që të ka humbë rruga, ashtu si ajo fleta e programit. Po më mirë të humbësh ti, sesa e ardhmja e këtyre të rinjve” shkroi Zemaj, në videon që shfaq takimin e tij me rininë e Strellcit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Albin, mos ia rrëno të ardhmen rinisë.

Mos i çoni taksat tona për fushatë elektorale.

E di që të ka humbë rruga, ashtu si ajo fleta e programit. Po më mirë të humbësh ti, sesa e ardhmja e këtyre të rinjve.

Këta të rinj e duan vendin e vet dhe e dashurojnë vendin e shqiponjave.