Deputeti i PDK-së kundër kalimit të demarkacionit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, me gjasë në seancën e thirrur për të mërkurën, ku pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi do të jetë kundër.
“Demarkacioni nuk duhet të kalon”, ka shkruan Hasani në Facebook, duke e bërë të ditur se vazhdon të jetë kundër kësaj marrëveshje.
Hasani vazhdimisht ka qenë kundër votimit të kësaj marrëveshje, madje edhe gjatë qeverisë së kaluar, kur udhëhiqte PDK dhe LDK./Indeksonline/