Skandal i ri në futbollin italian? Bastoni përfshihet në një hetim për prostitucion me të mitur
Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është përfshirë në një hetim që po zhvillohet nga Prokuroria e Milanos.
Hetimi është i lidhur me një çështje të dyshuar të prostitucionit me të mitur, raportojnë mediat italiane, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, 27-vjeçari është personi i vetëm nga bota e futbollit që aktualisht po hetohet në kuadër të kësaj dosjeje, e cila lidhet me një agjenci eskortash të identifikuar si “Ma.De”.
Hetuesit dyshojnë se kjo agjenci organizonte festa dhe takime ku merrnin pjesë futbollistë dhe figura të njohura.
Rasti që përfshin Bastonin lidhet me një takim të supozuar në qershor të vitit 2020, kur vajza në fjalë ishte 17 vjeçe. Sipas dokumenteve hetimore, autoritetet pretendojnë se disponojnë mesazhe që tregojnë kontakte mes palëve gjatë asaj periudhe.
Megjithatë, vajza e përfshirë në hetim, e marrë në pyetje si dëshmitare, ka deklaruar se nuk ka pasur marrëdhënie me Bastonin.
Në kuadër të të njëjtit hetim, policia italiane ka marrë në pyetje edhe mbrojtësin e Arsenalit, Riccardo Calafiori, si dhe Daniel Maldinin dhe Kevin Bonifazin, por vetëm në cilësinë e dëshmitarëve.
Autoritetet kanë sqaruar se Calafiori, Maldini dhe Bonifazi nuk janë nën hetim dhe nuk përballen me akuza penale.
Ndërkohë, hetimet për rastin vazhdojnë dhe deri në përfundimin e tyre nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj Bastonit./IndeksOnline/

