ËSHTË AJO, ERA
(Kushtuar Yllka Domit, dëshmores që ra heroikisht në Betejën e Çabratit dhe la amanet që emri i saj të shkruhej në rërën e detit, pa i ngritur një përmendore.)
Mos ia gdhendni emrin në gur,
se guri di të heshtë.
Veç emrin ia shkruajani
në rërën e detit.
Nëse vala
mbulon emrin e saj,
mos e kërkoni.
Mos e thërrisni.
Është Ajo, era.
Aty ku vala
shtrohet në emër.
Ta dini mirë:
Atdheu
ende
nuk ka mbaruar
së linduri.
~ Remzi H. Fetahaj ~

