75 Mall Live Search
21:40 / E Diele, 12 Korrik 2026 / G T

Akanji shpërthen pas eliminimit: Nuk kam luajtur kurrë në një ndeshje kaq të padrejtë!

Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe ndaj arbitrimit pas humbjes 3:1 ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Futbollisti zviceran kritikoi ashpër gjyqtarin e takimit, duke pretenduar se vendimet gjatë gjithë ndeshjes favorizuan Argjentinën, shkruan Indeksonline

“Në gjithë karrierën time, nuk kam luajtur kurrë në një ndeshje që të më dukej kaq e padrejtë. Nga këndvështrimi i arbitrimit, ishte një ndeshje e njëanshme. Të gjitha vendimet shkuan në favor të Argjentinës”, deklaroi Akanji.

Deklaratat e mbrojtësit të Zvicrës vijnë menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Botës./Indeksonline/