Gjilani me një tjetër goditje, i merr mesfushorin e talentuar Prishtinës
Gjilani ka goditur me një tjetër përforcim në skuadër.
“Skifterat”, siguruan shërbimet e 21-vjeçarit Arjol Bllaca, nga skuadra e Prishtinës.
Ai bëhet kështu blerja e 9-të e Gjilanit për sezonin e ri, të cilët po synojnë të luftojnë për garat evropiane edhe për ndonjë nga titujt e futbollit kosovar.
Bllaca, sezonin që lamë pas bëri 17 paraqitje me Prishtinën ku shënoi 1 gol dhe 1 asist./IndeksOnline/

