75 Mall Live Search
21:01 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / L A

As Guardiola as Mancini, legjenda e njohur favorit kryesor për të marrë drejtimin e Italisë

Kombëtarja e Italisë është në kërkim të një trajneri.

Pas largimit të Gennaro Gattusos, “Azzurët” duket se kanë gjetur emrin që mund të rikthejë lavdinë te 4-herë kampionët botërorë.

Bëhet fjalë për legjendën italiane, Andrea Pirlo i cili është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares, me Paolo Maldinin dhe Leonardo që e shohin atë si njeriun e duhur.

Pirlo, aktualisht është trajner i Dubai United ku të cilët i ktheu në ligën e parë të Emirateve të Bashkuara Arabe./IndeksOnline/