Chiellini mungon në finalen e “Coppa Italia”
Giorgio Chiellini do të mungoj në finalen e madhe të “Coppa Italia”.
Skuadra e Juventusit eliminoi Atalantan dhe siguroi finalen e Kupës së Italisë. Ata do të takohen me Milanin në finalen e madhe, pasi këta të fundit eliminuan Lazion në gjysmëfinale.
Por, ende pa ardhur koha e ndeshjes – skuadra e Juventusit ka marr një lajm të keq. Mbrojtësi Chiellini do të mungoj në këtë sfidë për shkak të kartonëve.
Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit pritet të zhvillohet më 9 maj në stadiumin “Olimpico”./IndeksOnline/