75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Liria mposht Feronikelin, Drita e Vëllaznimi ndahen në paqe

Liria ka mposhtur Feronikelin në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Prizreni fitoi ndaj asaj të Drenasit me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 54-të.

Në ndeshjen tjetër Drita dhe Vëllaznimi u ndanë në barazim 1-1.

Për gjilanasit shënoi Kastriot Rexha në minutën e 65-të ndërsa për gjakovarët barazoi Leke Vula. /IndeksOnline/