Zyrtare: Kupa e Botës do të ketë VAR dhe 4 zavendësime për skuadrat
Takimi i 132-të i Bordit Ndërkombëtar ka miratur përdorimin e video-arbritazhit në Kupën e Botës në Rusi dhe në turnetë e organizuara nga FIFA.
Vendimi u miratua unanimisht në sajë të mbështetjes së plotë të Gianni Infantinos.
VAR mund të përdoret vetëm në katër raste: nëse topi hyn apo jo brenda vijës ( në gol ) , në raste të dyshimta për penalti, karton të kuq direkt dhe në raste të një gabimi të mundshën të identifikimit të një lojtari.
IFAB gjithashtu ka dhënë mundësinë për zëvendësimin e katërt për skuadrat, një gjë që është testuar në tri vitet e fundit dhe ka qenë pozitiv për shëndetin e lojtarëve. /IndeksOnline/