Kryesia e Kuvendit mblidhet në ora 13:00
Kryesia e Kuvendit do mbaj mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë mbledhje e cila do mbahet në orën 13:00, në rend dite do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.
Kështu, pikë e rendit të ditës do të jetë kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të Seancës së jashtëzakonshme, për debat parlamentar lidhur me vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit./Indeksonline/