75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Heynckes njofton Bayernin: Në fund të sezonit largohem!

Jupp Heynckes, trajneri i njohur do të largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.

Ashtu ishte edhe kontrata kur erdhi në stolin e Bavarezëve. Por, pas suksesit të tij, shumë u mendua se Jupp do të vazhdonte me kampionët e Bundesligas.

Megjithatë, një gazetar gjerman e konfirmon largimin e Hyenckes në fund të këtij sezoni.

Sipas tij, 72-vjeçari ia ka konfirmuar lajmin drejtuesve gjerman dhe futbollistëve.

Madje, disa nga lojtarët kanë shpreh pakënaqësinë që ende nuk janë të informuar për trajnerin e ri.

Bayerni pothuajse ka siguruar titullin e radhës në Bundesliga, pasi kryeson me 63 pikë, 20 më shumë se pozita e dytë. Poashtu është afër kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/