Berisha heroi i Salzburgit, Atletico mposht Lokomotivën (Video)
Skuadra e Salzburgut ka fituar në ndeshjen e parë përball Borussia Dortmund.
Ekipi austriak mposhti Dortmundin midis “Iduna Park” me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Dy golat për mysafirët i shënoi mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.
Të vetmin për vendasit e shënoi Schurrle.
Fitore këtë raund arriti edhe Atletico Madrid, që mposhti Lokomotivën e Moskës me rezultat 3-0.
Golat për ekipin e Simeones i shënuan: Ninguez, Koke dhe Diego Costa.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën e ardhshme më 15 mars./IndeksOnline/